Bajrami i drejtohet Kurtit me video: Albin inxhinieri autorësinë e lansimit të doracakëve për edukatë seks*uale e ka marrë Nagavci

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Albin Kurti lidhur me doracakët për “edukatën seksuale”, për të cilat ai në një video tha se janë miratuar në vitin 2020 kur Bajrami udhëhiqte me Ministrinë e Arsimit. Përmes një video, Bajrami i ka thënë Kurtit se autorësinë për doracakët

Nëntor 19, 2024 - 11:00
 0  5
Bajrami i drejtohet Kurtit me video: Albin inxhinieri autorësinë e lansimit të doracakëve për edukatë seks*uale e ka marrë Nagavci
bajrami-i-drejtohet-kurtit-me-video:-albin-inxhinieri-autoresine-e-lansimit-te-doracakeve-per-edukate-seks*uale-e-ka-marre-nagavci

bajrami-i-drejtohet-kurtit-me-video:-albin-inxhinieri-autoresine-e-lansimit-te-doracakeve-per-edukate-seks*uale-e-ka-marre-nagavci

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Albin Kurti lidhur me doracakët për “edukatën seksuale”, për të cilat ai në një video tha se janë miratuar në vitin 2020 kur Bajrami udhëhiqte me Ministrinë e Arsimit.

Përmes një video, Bajrami i ka thënë Kurtit se autorësinë për doracakët e ka marrë Ministrja Arbërie Nagavci, raporton Express.

“Sa ju përket doracakëve për “eduaktën seksuale” nuk ka asnjë dokument dhe asnjë postim me emrin tim, POR ministrja e Albinit Arbërie Nagavci tashmë me zë e me figurë ka marrë autorsinë e këtyre dokumenteve dhe i ka shitë si arritje të ministrisë”, duke nxjerr edhe një video ku Nagavci flet në Kuvend për këta doracakë, e ndër të tjera thotë se këto kurrikula janë miratuar nga ta.

“Kurrikulat tona të cilat i kemi miratuar kanë të bëjnë me edukimin dhe mirëedukimin e të gjtha vajzave dhe djemve”.

Bajrami ka thënë se dokumenti në të cilin thirret Kurti është një listë distribuimi, për të cilin thotë se as nuk ka qenë në dijeni dhe se aty as nuk figuron emri i saj e as nënshkrimi.

Ky dokument, Bajrami thotë se ka qenë kërkesë, por jo vendim, derisa u ka kërkuar Qeverisë që të publikojnë dokumentin për miratimin e këtyre doracakëve.

“Ai këtu thirret në një listë distribuimi që shkon prej një zyrtari të ministrisë te një zyrtar tjetër, për të cilin dokument unë as që kam qenë në dijeni, sepse nuk ka qenë e nevojshm,e në atë fazë. Domëthënë dokumenti nuk më është adresu mu, nuk është emri im dhe nuk e ka nënshkrimin tim dhe mbi të gjitha nuk është vendim por njoftim që dokumenti po lëviz brenda institucionit. Pra, dokumenti I datës 10 shkurt 2020, është listë distribuimi, kërkesë nga Leonora Shala drejtuar sekretarit të asaj kohë, Ekrem Kastratit. Pra është kërkesë, dhe jo miratim. Pse s’po e qitni dokumentin e miratimin”, ka thënë Bajrami.

Bajrami thotë se nëse ajo konsiderohet përgjegjëse për një dokument që nuk është në emrin e saj apo të kabinetit, atëherë po aq përgjegjës është edhe Kryeministri Albin Kurti.

“Nëse unë jam përgjegjëse për një kërkesë në të cilën as nuk është emri im dhe i kabinetit tim, po aq përgjegjës është edhe Kryeministri i asaj kohe, i cili ka rastisur të jetë vet Albin Kurti….Sa i përket doracakëve për “edukatën seksuale” nuk ka asnjë dokument dhe asnjë postim në emrin tim”, ka deklaruar Bajrami.

Tutje, ajo ka thënë se Kurti është “sinonim i propagandës”.

“Dëgjo Albin. Kur flasim për propagandë, sinonim i propagandës je vet sepse po mundohesh me i njollos të tjerët pa asnjë fakt…Deklaratat e ministres janë në kundërshtim me tujat”, ka thënë Bajrami.

Ndryshe, disa komuna ndaluan përdorimin e këtyre doracakëve nëpër shkolla, duke e cilësuar përmbajtjen e tyre si perverse dhe abuzuese me fëmijët. Më pas, edhe MASHT doli me vendim për largimin e këtyre doracakëve dhe rishikimin e tyre, pas reagimeve të shumta për përmbajtjen e tyre.

Kryeministri Albin Kurti përmes një video ka deklaruar se “doracakët në fjalë, asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë, as tekste shkollore, as lëndë obligative, as tekst obligativ apo tekst për nxënës”.

Ai thotë se “i njëjti doracak kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023”.

Tutje, Kurti tha se kanë shprehur gatishmërinë për të rishikuar përmbajtjen që nuk e kanë gjuhën e përshtatshme, “dhe nuk përputhen me kontekstin apo standardet e edukimit”.

“Të premten, Ministria e jonë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka nxjerrë vendim për largim nga përdorimi i doracakëve ndihmës për mësimdhënës dhe rishikimin e tyre, me ç’rast në komisionin përkatës do të jenë të ftuar të gjitha palët relevante, përfshirë natyrisht edhe Këshillin e Prindërve të Kosovës”, shkruan Kurti.