Ballë për ballë dhe me fytyrat afër – ndodh debati i parë i ashpër në Big Brother, a do të ketë eliminim?

Një diskutim mes Nichit dhe Zojës ka tensionuar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi një pyetje e bërë nga banori ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Zojës. Gjithçka nisi kur Nichi iu drejtua asaj me pyetjen: “A je fmi i b...

tetor 31, 2026 - 23:30
Ballë për ballë dhe me fytyrat afër – ndodh debati i parë i ashpër në Big Brother, a do të ketë eliminim?

Një diskutim mes Nichit dhe Zojës ka tensionuar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi një pyetje e bërë nga banori ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Zojës.

Gjithçka nisi kur Nichi iu drejtua asaj me pyetjen: “A je fmi i banesave?”, një koment që në pamje të parë mund të dukej i zakonshëm, por që duket se nuk u prit aspak mirë nga Zoja.

Ajo reagoi menjëherë, duke e vënë në pikëpyetje arsyen se pse Nichi po e lidhte atë me jetesën në banesë dhe duke i dhënë një përgjigje që hapi një diskutim mes tyre.

“Ku pe din që jom rritë në banesë? Ndoshta jom rritë në rrugë. Dikush që s’ka imagjinu me t’ni…”, iu përgjigj Zoja, duke vazhduar më pas me kundërargumentet e saj.

Por, situata nuk përfundoi me kaq. Dy banorët vazhduan diskutimin për një kohë të gjatë, ku nuk munguan replikat, thumbimet dhe komentet ndaj njëri-tjetrit.

Në një moment, Nichi iu drejtua Zojës me fjalë të tjera, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj mënyrës se si ajo po sillej gjatë debatit.

“Qohet bon filma… Ik atje bajaticë, ma bre Zojë se t’respektoj, kishe je ma inteligjente”, dëgjohet t’i thotë ai.

Përplasja mes tyre është një tjetër moment që ka tërhequr vëmendjen brenda shtëpisë, ndërsa mbetet të shihet nëse ky debat do të ndikojë edhe më tej në raportin e dy banorëve.

Kujtojmë se Big Brother VIP Kosova ka nisur edicionin e ri, ndërsa dinamika mes konkurrentëve po krijon që në ditët e para situata të ndryshme, debate dhe momente që po komentohen nga publiku./ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.