Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e Rodrit nga Manchester City

Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit spanjoll Rodri nga Manchester City, raporton Fabrizio Romano. Gjithçka është dakorduar për transferimin e fituesit të “Topit të Artë” te gjiganti katalanas. Manchester City i ...

gusht 16, 2026 - 21:00
Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e Rodrit nga Manchester City

Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit spanjoll Rodri nga Manchester City, raporton Fabrizio Romano.

Gjithçka është dakorduar për transferimin e fituesit të “Topit të Artë” te gjiganti katalanas.

Manchester City i ka dhënë dritën jeshile ofertës së fundit të Barcelonës, duke i hapur rrugë finalizimit të marrëveshjes.

Rodri pritet të bëhet një nga përforcimet më të rëndësishme të Barcelonës, ndërsa detaje të tjera rreth transferimit pritet të bëhen të ditura në vijim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.