Barcelona ‘blindon’ talentin e madh

Marc Bernal është gjithnjë e më afër rinovimit të kontratës me Barcelonën deri në vitin 2031. Mesfushori 19-vjeçar aktualisht ka kontratë me katalunasit deri në qershor të vitit 2029, por klubi dëshiron ta shpërblejë për paraqitjet e tij dh...

gusht 16, 2026 - 11:00
Barcelona ‘blindon’ talentin e madh

Marc Bernal është gjithnjë e më afër rinovimit të kontratës me Barcelonën deri në vitin 2031.

Mesfushori 19-vjeçar aktualisht ka kontratë me katalunasit deri në qershor të vitit 2029, por klubi dëshiron ta shpërblejë për paraqitjet e tij dhe ta lidhë edhe më gjatë me ekipin.

Barcelona e konsideron Bernalin pjesë të rëndësishme të projektit për të ardhmen. Klubi kishte rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2029 në shtator të vitit të kaluar, me një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh.

Tani, negociatat e reja janë në fazat përfundimtare dhe pritet që Bernal të vazhdojë aventurën në Camp Nou deri në vitin 2031.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.