Bashkëshortja e denoncoi për dhunë, iu gjet municion: Në Grupçin ndalohet një 45-vjeçar
Një denoncim për dhunë në familje çoi në bastisjen policore të një shtëpie në fshatin Grupçin të Tetovës, ku u gjetën pjesë armësh dhe municion. Është arrestuar 45-vjeçari me inicialet M.D., ndaj të cilit është dorëzuar kallëzim në Prokuror...
Një denoncim për dhunë në familje çoi në bastisjen policore të një shtëpie në fshatin Grupçin të Tetovës, ku u gjetën pjesë armësh dhe municion. Është arrestuar 45-vjeçari me inicialet M.D., ndaj të cilit është dorëzuar kallëzim në Prokurori edhe për vepër penale që lidhet me armëmbajtjen e paligjshme, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Bashkëshortja e tij, dje në orën 19:30, ka raportuar në SPB Tetovë se ishte viktimë e dhunës në familje, gjatë së cilës kishte pësuar lëndime trupore. Ajo e ka denoncuar bashkëshortin edhe për rrezikimin e sigurisë së saj.
Pas marrjes së urdhrit nga Gjykata Themelore e Tetovës, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, nga ora 21:30 deri në 22:30.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.