Bastisje në Gostivar, policia sekuestron substanca të ndaluara në shtëpinë e 42-vjeçarit

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj një 42-vjeçari me inicialet B.I., nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me substanca të ndaluara. Sipas policisë, më 1 nënto...

Nëntor 4, 2026 - 16:00
Bastisje në Gostivar, policia sekuestron substanca të ndaluara në shtëpinë e 42-vjeçarit

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj një 42-vjeçari me inicialet B.I., nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me substanca të ndaluara.

Sipas policisë, më 1 nëntor 2026, në një objekt hotelierik në Gostivar, i dyshuari i ka mundësuar një personi konsumimin e substancave të ndaluara, ndërsa gjatë kontrollit te ky i fundit është gjetur edhe një sasi marihuane.

Pas kësaj, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e 42-vjeçarit, ku ka gjetur dhe konfiskuar substanca të tjera të ndaluara.

Flaka

The post Bastisje në Gostivar, policia sekuestron substanca të ndaluara në shtëpinë e 42-vjeçarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.