Bastisje në Manastir: Policia sekuestron 42 paketime me substancë pluhuri dhe marihuanë
Manastir – Policia ka kryer një bastisje në banesën e një 28-vjeçari nga Manastiri, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për p...
Manastir – Policia ka kryer një bastisje në banesën e një 28-vjeçari nga Manastiri, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për përgatitjen e tyre.
Sipas njoftimit të policisë, më 2 shtator 2026, rreth orës 17:25, zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë kryer kontroll në banesën e personit me inicialet S.S. (28), nga Manastiri.
Kontrolli është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit.
Gjatë bastisjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar:
42 paketime me substancë në formë pluhuri;
marihuanë;
mullinj me mbetje marihuane;
një peshore digjitale;
si dhe objekte të tjera me mbetje të një substance pluhuri të bardhë.
Materialet e gjetura janë sekuestruar për procedurë të mëtejshme dhe hetim.
Nga policia bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 28-vjeçarit do të paraqitet kallëzimi përkatës penal.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.