Bastisje në Manastir, policia sekuestron 42 paketime me substancë të dyshuar narkotike

Policia ka kryer një bastisje në banesën e një 28-vjeçari nga Manastiri, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike, si dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për përgatitjen e tyre. Sipas njoftimi...

shtator 3, 2026 - 22:30
Bastisje në Manastir, policia sekuestron 42 paketime me substancë të dyshuar narkotike

Policia ka kryer një bastisje në banesën e një 28-vjeçari nga Manastiri, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike, si dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për përgatitjen e tyre.

Sipas njoftimit të policisë, më 2 shtator 2026, rreth orës 17:25, zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë kryer kontroll në banesën e S.S. (28) nga Manastiri.

Kontrolli është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit.

Gjatë bastisjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar 42 paketime me substancë në formë pluhuri, marihuanë, mullinj me mbetje marihuane, një peshore digjitale, si dhe objekte të tjera me mbetje të një substance pluhuri të bardhë.

Materialet e gjetura janë sekuestruar dhe do të përdoren si prova në procedurën e mëtejshme hetimore.

Nga policia bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 28-vjeçarit do të paraqitet kallëzimi përkatës penal.

Flaka

The post Bastisje në Manastir, policia sekuestron 42 paketime me substancë të dyshuar narkotike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.