Bayerni i shtohet garës për talentin 16 vjeçar të Manchester Unitedit
Bayern Munichu ka zhvilluar bisedime të reja me talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, JJ Gabriel, por ende nuk i ka paraqitur një ofertë konkrete. Sipas “Sky Sports Germany”, gjiganti bavarez po e monitoron situatën e mesfushorit ofens...


Bayern Munichu ka zhvilluar bisedime të reja me talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, JJ Gabriel, por ende nuk i ka paraqitur një ofertë konkrete.
Sipas “Sky Sports Germany”, gjiganti bavarez po e monitoron situatën e mesfushorit ofensiv, i cili konsiderohet një nga talentet e rinj me potencial të madh.
Megjithatë, te Bayerni ekziston bindja se Gabriel është më i prirur për një transferim drejt Spanjës, ku Barcelona dhe Real Madridi shihen si favoritët kryesorë për ta siguruar shërbimin e tij.
Të dy gjigantët spanjollë po e ndjekin nga afër situatën e talentit anglez, ndërsa gara për nënshkrimin e tij pritet të jetë e fortë.
Për momentin, Bayern Munichu nuk ka bërë ofertë zyrtare, ndërsa e ardhmja e Gabrielit mbetet e hapur. Interesi i Barcelonës dhe Real Madridit mund të jetë vendimtar në garën për njërin prej talenteve më premtues të Manchester Unitedit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.