BDI: 35-vjetori i Pavarësisë, Qeveria e kthen festën shtetërore në pasqyrë të politikës përjashtuese
BDI ka reaguar ndaj spotit të publikuar nga Qeveria për 35-vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar atë si pasqyrë të një politike përjashtuese ndaj shqiptarëve. Sipas BDI-së, spoti është realizuar vetëm në gjuhën m...
BDI ka reaguar ndaj spotit të publikuar nga Qeveria për 35-vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar atë si pasqyrë të një politike përjashtuese ndaj shqiptarëve.
Sipas BDI-së, spoti është realizuar vetëm në gjuhën maqedonase dhe paraqet artistë maqedonas, ndërsa shqiptarët mungojnë në rrëfimin e përgatitur për historinë 35-vjeçare të shtetit.
Partia thekson veçanërisht mungesën e Marrëveshjes së Ohrit, anëtarësimit në NATO dhe Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, duke i cilësuar këto si momente kyçe që kanë përcaktuar karakterin multietnik dhe orientimin euroatlantik të vendit.
BDI kritikon edhe përfshirjen e Igor Durlovski në spot, duke e lidhur figurën e tij me ngjarjet e 27 prillit 2017.
“Shqiptarët mund t’i ketë në listën e ministrave, por nuk i ka në rrëfimin e shtetit”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Në fund, BDI e akuzon Qeverinë për përpjekje për të fshirë nga kujtesa historike elementet që lidhen me Marrëveshjen e Ohrit dhe kontributin e shqiptarëve në ndërtimin e shtetit.
Reagimi mbyllet me një mesazh politik ndaj VLEN-it: “Kurse VLEN-i thjesht s’vlen gjë!” Gazeta Flaka
The post BDI: 35-vjetori i Pavarësisë, Qeveria e kthen festën shtetërore në pasqyrë të politikës përjashtuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.