BDI: “Armata Maqedonase”, e papërshtatshëm për një institucion që i përket të gjithë qytetarëve

BDI ka reaguar ndaj Ministrisë së Mbrojtjes për përdorimin e emërtimit “Armata Maqedonase”, duke e vlerësuar si të papërshtatshëm për një institucion që, sipas tyre, u përket të gjithë qytetarëve të vendit. Partia opozitare akuzon Qeverinë ...

gusht 17, 2026 - 15:00
BDI: “Armata Maqedonase”, e papërshtatshëm për një institucion që i përket të gjithë qytetarëve

BDI ka reaguar ndaj Ministrisë së Mbrojtjes për përdorimin e emërtimit “Armata Maqedonase”, duke e vlerësuar si të papërshtatshëm për një institucion që, sipas tyre, u përket të gjithë qytetarëve të vendit. Partia opozitare akuzon Qeverinë për ulje të përfaqësimit të shqiptarëve në pozitat drejtuese në sektorin e mbrojtjes dhe kërkon publikimin e strukturës etnike të pozitave në Ministri.

Në rendin kushtetues, përcaktimi “maqedonas” lidhet vetëm me identitetin etnik të popullit maqedonas, ndërsa emri zyrtar është Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo u përket të gjithë qytetarëve dhe të gjitha bashkësive që e përbëjnë shtetin. Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes. Dhjetë drejtorë në Ministrinë e Mbrojtjes asnjë shqiptar. Në nivelet ku merren vendimet, prania shqiptare është reduktuar deri në përjashtim të plotë.

 

Armata financohet edhe nga taksat e shqiptarëve. Shqiptarët kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në uniformën e saj, thuhet mes tjerash në e BDI-së. Partia opozitare kërkon korrigjimin e emërtimit dhe rikthimin e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve, duke theksuar se Armata duhet të pasqyrojë karakterin multietnik të shtetit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.