BDI: Deklarata e Kasamit relativizon përjashtimin e shqiptarëve nga manifestimet shtetërore

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Bilall Kasami se në manifestimet dhe ndarjen e çmimeve shtetërore “ndonjëherë mund të ketë më pak apo më shumë” shqiptarë. Nga BDI e konsiderojnë këtë deklara...

shtator 7, 2026 - 14:00
BDI: Deklarata e Kasamit relativizon përjashtimin e shqiptarëve nga manifestimet shtetërore

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Bilall Kasami se në manifestimet dhe ndarjen e çmimeve shtetërore “ndonjëherë mund të ketë më pak apo më shumë” shqiptarë.

Nga BDI e konsiderojnë këtë deklaratë si përpjekje për të relativizuar, siç thonë ata, përjashtimin e shqiptarëve nga aktivitetet dhe vlerësimet shtetërore.

“Kur shqiptarët mungojnë, fajësohen komisionet; kur kërkohet përfaqësim i barabartë, pushteti fshihet pas arsyetimeve”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas kësaj partie, një qasje e tillë nuk përbën barazi, por paraqet një situatë ku, siç shprehen ata, “etikja vendoset para etnikes”.

BDI kërkon që në të gjitha manifestimet, çmimet dhe programet shtetërore të sigurohet përfaqësim i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve, duke iu referuar parimit të barazisë dhe Marrëveshjes së Ohrit.

“Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje, por barazi reale dhe respekt për kontributin e tyre në shtet”, theksojnë nga BDI.

Në fund të reagimit, BDI shprehet se mungesa e shqiptarëve në këto procese nuk duhet të cilësohet thjesht si një ndryshim i rastësishëm në përfaqësim.

“Sepse kur shqiptarët përjashtohen, nuk është ‘ndonjëherë më pak’. Është diskriminim”, thuhet në reagim. Gazeta Flaka

The post BDI: Deklarata e Kasamit relativizon përjashtimin e shqiptarëve nga manifestimet shtetërore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.