BDI do të shënon 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), nën patronatin e Kryetarit Ali Ahmeti, do të shënojë tradicionalisht edhe këtë vit 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Në kuadër të programit përkujtimor do të prezantohet ...

gusht 11, 2026 - 21:30
BDI do të shënon 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), nën patronatin e Kryetarit Ali Ahmeti, do të shënojë tradicionalisht edhe këtë vit 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Në kuadër të programit përkujtimor do të prezantohet një film dokumentar që trajton ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2001 dhe procesin politik që çoi drejt nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rolit të botës perëndimore dhe komunitetit ndërkombëtar, të cilët patën rol vendimtar në ndërmjetësimin dhe arritjen e një zgjidhjeje politike e paqësore.

Programi do të sjellë gjithashtu në vëmendje mbulimin e gjerë që mediat prestigjioze ndërkombëtare i kushtuan krizës së vitit 2001, duke e vendosur Maqedoninë në fokusin e opinionit publik botëror.

Pjesë qendrore e aktivitetit do të jetë paneli i diskutimit, ku do të marrin pjesë personalitete, protagonistë dhe dëshmitarë të drejtpërdrejtë të ngjarjeve të vitit 2001.

Sipas BDI-së, Marrëveshja e Ohrit do të trajtohet jo vetëm si një ngjarje historike, por edhe si një mësim për të kuptuar të tashmen dhe për të ndërtuar të ardhmen, duke analizuar rëndësinë e saj si zgjidhje politike dhe paqësore për përfundimin e konfliktit të vitit 2001.

“25 vjet pas 13 Gushtit, kujtojmë historinë, analizojmë të tashmen dhe nxjerrim mësime për të ardhmen”, thuhet në kumtesën e BDI-së. Gazeta Flaka

The post BDI do të shënon 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.