BDI: Dy vite spastrim institucional, tani edhe komisionet profesionale pa asnjë shqiptar
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj vendimit të Ministrit të Shëndetësisë për formimin e Komisionit Profesional për shqyrtimin e rasteve të pacientëve me sëmundje malinje në Klinikën e Hematologjisë, duke pretenduar se në...
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj vendimit të Ministrit të Shëndetësisë për formimin e Komisionit Profesional për shqyrtimin e rasteve të pacientëve me sëmundje malinje në Klinikën e Hematologjisë, duke pretenduar se në përbërjen e tij nuk është përfshirë asnjë mjek shqiptar.
Sipas BDI-së, ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një politike që, sipas tyre, prej dy vitesh po përjashton shqiptarët nga pozitat vendimmarrëse, bordet, komisionet, këshillat drejtuese dhe institucionet shtetërore.
Partia vlerëson se përjashtimi i mjekëve shqiptarë nga ky komision profesional është dëshmi e ndërtimit të institucioneve monoetnike nga Qeveria VMRO-DPMNE–VLEN, ndërsa akuzon VLEN-in se po hesht dhe po legjitimon vendime që i cilëson diskriminuese.
BDI gjithashtu kritikon premtimet për zbatimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke thënë se ato kanë mbetur vetëm propagandë, ndërsa në praktikë shqiptarët po përjashtohen sistematikisht nga institucionet.
Në reagim, BDI kërkon rishikimin e menjëhershëm të vendimit dhe përfshirjen e përfaqësuesve shqiptarë në komision, duke theksuar se institucionet shtetërore duhet të respektojnë parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Gazeta Flaka
The post BDI: Dy vite spastrim institucional, tani edhe komisionet profesionale pa asnjë shqiptar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.