BDI godet ashpër VLEN-in: Premtuan barazi për shqiptarët, por shkelja e të drejtave të tyre përfundoi në raportin e Brukselit!
BDI ka lëshuar akuza të ashpra ndaj VLEN-it dhe Qeverisë Mickoski, duke vlerësuar se Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 dëshmon ngecje serioze në reformat shtetërore dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Sipas BDI-së, çështj...
BDI ka lëshuar akuza të ashpra ndaj VLEN-it dhe Qeverisë Mickoski, duke vlerësuar se Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 dëshmon ngecje serioze në reformat shtetërore dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.
Sipas BDI-së, çështjet e përdorimit të gjuhës shqipe dhe përfaqësimit të drejtë, që duhej të ishin të garantuara, tashmë janë shndërruar në shqetësim evropian.
“VLEN hyri në Qeveri me premtimin se do t’i përfaqësonte shqiptarët. Sot pasojat e pjesëmarrjes së tyre në këtë pushtet lexohen në Bruksel”, akuzon BDI-ja.
Partia opozitare kritikon gjithashtu shfuqizimin e Balancuesit, pengesat në realizimin e të drejtave gjuhësore dhe mungesën e progresit në luftën kundër korrupsionit.
BDI thekson se, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi avancojnë drejt BE-së, Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet e bllokuar.
“Maqedonia e Veriut po humbet kohë evropiane, ndërsa shqiptarëve po u kontestohen sërish të drejtat që i konsideronin të garantuara”, porosit BDI-ja, duke kërkuar ndryshim urgjent të politikave qeveritare.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.