BDI godet Mexhitin: “Çfarë e detyron të heshtë për gjuhën, flamurin dhe përfaqësimin?”
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të njërit prej liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti, duke ngritur një sërë pyetjesh mbi pozicionimin e tij politik lidhur me çështjet që prekin shqiptarët. N...
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të njërit prej liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti, duke ngritur një sërë pyetjesh mbi pozicionimin e tij politik lidhur me çështjet që prekin shqiptarët.
Në reagimin e saj, BDI pyet se çfarë e detyron Mexhitin, sipas tyre, të mbajë një qëndrim të heshtur për çështje si gjuha shqipe, flamuri dhe përfaqësimi.
“Çfarë e detyron Izet Mexhitin të thotë: mjaft më me flamur, mjaft më me gjuhë, mjaft më me përfaqësim? Çfarë e ka kapur kaq fort Izet Mexhitin?”, thuhet në reagim.
BDI e akuzon Mexhitin për tradhti politike ndaj ish-bashkëpunëtorëve dhe njerëzve që, sipas tyre, e kanë mbështetur gjatë karrierës së tij.
“Sot po tradhton edhe interesin kombëtar të shqiptarëve”, deklaron BDI-ja.
Partia opozitare ngre gjithashtu pyetje lidhur me arsyet që, sipas saj, mund ta kenë ndikuar pozicionimin e Mexhitit.
“A janë dosjet e shumta për të cilat prej vitesh flitet se qëndrojnë në sirtarët e prokurorisë? A është diçka tjetër?”, pyet BDI.
Në fund, BDI kërkon përgjigje se çfarë, sipas saj, e detyron Mexhitin të pranojë në heshtje zhvillimet që i konsideron si goditje ndaj gjuhës shqipe, flamurit, përfaqësimit dhe pozitës së shqiptarëve.
Reagimi i BDI-së vjen në një klimë të tensionuar politike mes kësaj partie dhe VLEN-it, veçanërisht rreth çështjeve të përdorimit të gjuhës shqipe dhe përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Gazeta Flaka
The post BDI godet Mexhitin: “Çfarë e detyron të heshtë për gjuhën, flamurin dhe përfaqësimin?” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.