BDI: Kasami harron flamurin shqiptar, në mes të Tetovës vendoset flamuri i Verginës

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj mënyrës së shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tetovë, duke akuzuar kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, se ka lënë jashtë flamurin...

shtator 10, 2026 - 12:00
BDI: Kasami harron flamurin shqiptar, në mes të Tetovës vendoset flamuri i Verginës

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj mënyrës së shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tetovë, duke akuzuar kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, se ka lënë jashtë flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa në hapësirën e qytetit është vendosur flamuri i Verginës.

BDI vlerëson se bëhet fjalë për një çështje që tejkalon protokollin dhe lidhet me trajtimin institucional të simboleve shqiptare.

Kjo nuk është çështje protokolli, por një tregues i qartë i qasjes së pushtetit ndaj simbolit kombëtar shqiptar”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas partisë opozitare, VLEN gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar barazi në përdorimin e flamurit, himnit dhe stemës kombëtare shqiptare me simbolet maqedonase.

Por sapo u futën në Qeveri pa legjitimitet nga vota shqiptare, premtimet u harruan”, deklaron BDI.

Në reagim përmenden edhe raste të tjera që, sipas BDI-së, dëshmojnë për një qasje të njëanshme ndaj përdorimit të flamurit shqiptar.

“Fillimisht, Maksim Dimitrievski e ndaloi përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar në zyrën e tyre; më pas pamë ministra që shmangnin praninë e tij në fotografitë zyrtare, ndërsa gjatë fushatës zgjedhore lokale flamuri shqiptar mungonte pikërisht aty ku duhej të ishte më i dukshëm”, thuhet në reagim.

BDI e cilëson si veçanërisht problematike vendosjen e flamurit të Verginës në një ceremoni shtetërore.

Deri sa flamuri kombëtar shqiptar lihet jashtë, në mes të Tetovës vendoset flamuri i Verginës, një simbol që nuk është simbol zyrtar i shtetit dhe është në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës”, thekson BDI.

Partia kërkon nga institucionet kompetente të verifikojnë bazën ligjore të veprimit dhe përgjegjësinë e personave që kanë urdhëruar, autorizuar apo realizuar vendosjen e këtij simboli.

Ligjet nuk mund të zbatohen në mënyrë selektive dhe premtimet për barazi nuk mund të përdoren vetëm për të marrë votën e shqiptarëve”, thuhet në reagim.

Në fund, BDI e drejton kritikën drejtpërdrejt ndaj Kasamit.

Kasami mund të bëjë kompromise politike për të mbajtur edhe një ditë më shumë postin, por nuk mund ta shesë dinjitetin dhe simbolin kombëtar shqiptar”, deklaron BDI.

Sipas partisë, 35-vjetori i pavarësisë duhet të jetë “ditë e respektimit të shtetit, ligjit dhe barazisë”, dhe jo, siç thuhet në reagim, “ditë e turpërimit dhe mohimit të simbolit shqiptar”. Gazeta Flaka

The post BDI: Kasami harron flamurin shqiptar, në mes të Tetovës vendoset flamuri i Verginës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.