BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare pas fitores në Bërvenicë
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar sërish mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke u thirrur në fitoren e kandidatit të saj, Arkin Jahiu, në zgjedhjet lokale në Bërvenicë. Jahiu fitoi në raundin e dytë me 4.4...
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar sërish mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke u thirrur në fitoren e kandidatit të saj, Arkin Jahiu, në zgjedhjet lokale në Bërvenicë.
Jahiu fitoi në raundin e dytë me 4.442 vota, kundrejt 4.177 votave të kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Stojançe Radiçevski. Dalja në votime ishte 54,29 për qind.
Nga BDI pretendojnë se Qeveria nuk ka legjitimitet etnik, duke kërkuar që qytetarët të shprehen përmes zgjedhjeve të reja parlamentare.
Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se nuk sheh arsye për zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se shumica qeveritare ka mandat katërvjeçar.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.