BDI: Me dy vjet vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë, “VLEN” vazhdon projektin e BDI-së Shkup–Bllacë
Pas dy vitesh humbje kohe, “VLEN” po e paraqet si sukses vazhdimin e autostradës Shkup–Bllacë, projekt i përfunduar më 2 maj 2023 dhe i tenderuar në të njëjtin vit nga qeveria e kaluar, me një vlerë prej rreth 183 milionë eurosh, theksohet ...
Pas dy vitesh humbje kohe, “VLEN” po e paraqet si sukses vazhdimin e autostradës Shkup–Bllacë, projekt i përfunduar më 2 maj 2023 dhe i tenderuar në të njëjtin vit nga qeveria e kaluar, me një vlerë prej rreth 183 milionë eurosh, theksohet në komunikatën e BDI-së.
“Para dy vitesh, ‘VLEN’ dhe partnerët e tyre politikë e sulmonin projektin si ‘tepër të shtrenjtë’ dhe ‘të papërshtatshëm’. Sot, pa ndryshuar as trasenë e as projektin, pasi e shtynë panevojshëm për më shumë se dy vjet, të njëjtën autostradë prej rreth 10 kilometrash do ta ndërtojnë për rreth 210 milionë euro, përkatësisht afërsisht 21 milionë euro për kilometër. Domethënë, projekti që e kritikuan nuk është ndryshuar as për 0,1 për qind. Traseja është e njëjtë, projekti është i njëjtë, autostrada është e njëjtë”, thuhet në reagim.
Nga atje thonë se të vetmet gjëra që kanë ndryshuar janë dy vjet vonesë dhe rreth 30 milionë euro më shumë nga paratë e qytetarëve.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.