Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon që provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe, duke theksuar se çdo zgjidhje tjetër, sipas partisë, bie ndesh me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Qëndrimi i BDI-së vjen në kuadër të debatit për mënyrën e organizimit të provimit të jurisprudencës dhe të drejtën e kandidatëve shqiptarë për ta dhënë atë në gjuhën e tyre.

Sipas qëndrimit të shprehur nga partia, respektimi i përdorimit të gjuhës shqipe duhet të jetë pjesë e zbatimit të legjislacionit, jo objekt i marrëveshjeve apo interpretimeve politike.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.