BDI: Nedim Rama bleu aksione në Mercedes-Benz Group AG derisa drejtonte NOMAGAS-in – nga erdhën paratë?

Deklarata e pasurisë së Nedim Ramës, drejtor i NOMAGAS-it dhe bashkëpunëtor i afërt i Izet Mexhitit, ka ngritur pikëpyetje serioze që kërkojnë përgjigje konkrete dhe transparente, akuzuan nga BDI Sipas deklarimit të pasurisë, Rama ka dek...

gusht 12, 2026 - 12:30
BDI: Nedim Rama bleu aksione në Mercedes-Benz Group AG derisa drejtonte NOMAGAS-in – nga erdhën paratë?

Deklarata e pasurisë së Nedim Ramës, drejtor i NOMAGAS-it dhe bashkëpunëtor i afërt i Izet Mexhitit, ka ngritur pikëpyetje serioze që kërkojnë përgjigje konkrete dhe transparente, akuzuan nga BDI

Sipas deklarimit të pasurisë, Rama ka deklaruar aksione në kompani të huaja, ndër të cilat edhe në Mercedes-Benz Group AG.

Çështja që kërkon sqarim lidhet me datën e përfitimit të këtyre aksioneve. Sipas të dhënave të deklaruara, pjesëmarrjet janë fituar më 22 prill 2026, në kohën kur Nedim Rama tashmë ishte në krye të NOMAGAS-it.

Për këtë arsye, kërkojmë përgjigje:

  • Me çfarë burimi financiar janë blerë këto aksione?
  • Sa është shuma e investuar në Mercedes-Benz Group AG?
  • Nga cila llogari janë transferuar mjetet?
  • Cili është burimi i kapitalit të përdorur për investimin?
  • A janë deklaruar investimet brenda afateve ligjore?
  • A ka investime të tjera jashtë vendit që nuk janë bërë publike?

Këto pyetje nuk kanë të bëjnë me jetën private të një individi, por me transparencën e pasurisë së një drejtuesi të një kompanie shtetërore me rëndësi strategjike.

Për këtë arsye, kërkojmë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të verifikojë burimin e mjeteve, datën e blerjes, vlerën e investimeve dhe kohën e deklarimit të aksioneve të Nedim Ramës.

Po ashtu, Nedim Rama duhet t’i japë opinionit publik një sqarim të plotë për burimin e mjeteve të përdorura për këto investime.

Pyetja është e thjeshtë: nga erdhën paratë për investimet në Mercedes-Benz dhe në kompanitë e tjera ndërkombëtare, të deklaruara gjatë kohës që ai drejtonte NOMAGAS-in? Gazeta Flaka

The post BDI: Nedim Rama bleu aksione në Mercedes-Benz Group AG derisa drejtonte NOMAGAS-in – nga erdhën paratë? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.