BDI: Përfaqësimi i shqiptarëve në polici nën nivelin e duhur

Të dhënat e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë nxitur reagime për përfaqësimin e shqiptarëve në strukturat policore. Sipas të dhënave të bëra publike nga BDI, nga gjithsej 549 policë të rinj të pranuar, më pak se 40 janë shq...

gusht 14, 2026 - 12:00
BDI: Përfaqësimi i shqiptarëve në polici nën nivelin e duhur

Të dhënat e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë nxitur reagime për përfaqësimin e shqiptarëve në strukturat policore.

Sipas të dhënave të bëra publike nga BDI, nga gjithsej 549 policë të rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë, që përbën rreth 7% të numrit të përgjithshëm.

Disproporcion është evidentuar, sipas BDI-së, edhe gjatë shënimit të Ditës së Policisë, ku nga 30 policë të dekoruar si më të mirët, vetëm një ishte shqiptar.

Nga BDI vlerësojnë se këto të dhëna ngrejnë pikëpyetje serioze për politikën e kuadrove në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për zbatimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Policia ka qenë një nga institucionet ku zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit solli ndryshime të rëndësishme në përfaqësimin e shqiptarëve. Sipas BDI-së, përfaqësimi proporcional në institucionet shtetërore është një element i rëndësishëm i karakterit multietnik të Maqedonisë së Veriut, kumtuan nga BDI. Gazeta Flaka

The post BDI: Përfaqësimi i shqiptarëve në polici nën nivelin e duhur appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.