BDI: Spoti qeveritar për 35-vjetorin e pavarësisë nuk përfshin shqiptarët e as të arriturat historike
Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar sportin qeveritar për 35-vjetorin e pavarësisë duke thënë se nuk përfaqëson të gjithë qytetarët dhe rrugëtimin e përbashkët të shtetit. BDI tha se në sport nuk janë të përfshirë shqiptarët dhe g...
Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar sportin qeveritar për 35-vjetorin e pavarësisë duke thënë se nuk përfaqëson të gjithë qytetarët dhe rrugëtimin e përbashkët të shtetit. BDI tha se në sport nuk janë të përfshirë shqiptarët dhe gjuha shqipe, ndërkohë që shtoi se nuk janë përfshirë as të arriturat historike të vendit si Marrëveshja e Ohrit e anëtarësimi në NATO
“Pra, janë fshirë pikërisht momentet historike që e transformuan shtetin nga një projekt etnik në një shtet të përbashkët, që e ankoruan në NATO dhe që e hapën rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ky spot, në fakt, është fotografia më e saktë e kësaj Qeverie: një Qeveri e përjashtimit. Shqiptarët mund t’i ketë në listën e ministrave, por nuk i ka në rrëfimin e shtetit. I ka si emra dhe numra për dekor, por jo si prani, ndikim dhe faktor vendimmarrës. Pas dy viteve të çmontimit sistematik të mekanizmave të Marrëveshjes së Ohrit, tani po tentohet të çmontohet edhe kujtesa për të. 35-vjetori i pavarësisë duhej të ishte moment për të treguar se çfarë shteti kemi ndërtuar bashkë dhe ku duam ta çojmë atë. Qeveria zgjodhi të tregojë diçka tjetër: vizionin e saj për një shtet ku shqiptarët janë të padukshëm. Ky është një kthim prapa që nuk duhet normalizuar. Kurse vleni thjesht s’vlen gjë”, tha BDI.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.