BDI zyrtarizon Arkin Jahijin si kandidat për kryetar të Bërvenicës

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka zyrtarizuar Arkin Jahijin si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet lokale. Nga BDI thonë se kandidatura e Jahijit përfaqëson përgjegjësi, unitet dhe një vizion të ri për zhvilli...

gusht 11, 2026 - 21:30
BDI zyrtarizon Arkin Jahijin si kandidat për kryetar të Bërvenicës

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka zyrtarizuar Arkin Jahijin si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet lokale.

Nga BDI thonë se kandidatura e Jahijit përfaqëson përgjegjësi, unitet dhe një vizion të ri për zhvillimin e komunës.

Sipas njoftimit, me Arkin Jahijin synohet një Bërvenicë më e zhvilluar dhe më dinjitoze, me administratë në shërbim të qytetarëve, investime konkrete dhe mundësi të barabarta për të gjitha vendbanimet dhe qytetarët.

“Arkin Jahiji do të jetë zëri i çdo qytetari dhe partner i secilit që dëshiron të kontribuojë për zhvillimin dhe mirëqenien e komunës”, thuhet në njoftimin e BDI-së.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.