BE-ja pajis Doganën e Maqedonisë së Veriut me 26 automjete dhe pajisje të specializuara
Në pikëkalimin kufitar të Tabanovcit, Bashkimi Evropian sot i ka dorëzuar Drejtorisë Doganore të Maqedonisë së Veriut 26 automjete dhe pajisje të specializuara për forenzikë dhe teknologji informative (IT). Sipas Delegacionit të Bashkimi...
Në pikëkalimin kufitar të Tabanovcit, Bashkimi Evropian sot i ka dorëzuar Drejtorisë Doganore të Maqedonisë së Veriut 26 automjete dhe pajisje të specializuara për forenzikë dhe teknologji informative (IT).
Sipas Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, pajisjet e reja do të forcojnë kapacitetet e kontrollit doganor përgjatë Korridorit X, me qëllim luftimin më efikas të mashtrimeve doganore dhe trafikimit të paligjshëm të mallrave.
“Sistemet e kontrollit doganor në Korridorin X janë forcuar tashmë për të luftuar më mirë mashtrimet doganore dhe trafikimin e paligjshëm të mallrave, ndërkohë që kompanive u lehtësohet procesi i të bërit biznes me BE-në”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së.
Nga Delegacioni theksojnë se mbështetja synon jo vetëm rritjen e sigurisë në kufij, por edhe lehtësimin e tregtisë dhe përgatitjen e vendit për integrimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian.
“Doganë më mirë e pajisur. Luftë më e fortë kundër krimit të organizuar. Tregti më e lehtë”, përfundon mesazhi i Delegacionit të BE-së. Flaka
The post BE-ja pajis Doganën e Maqedonisë së Veriut me 26 automjete dhe pajisje të specializuara appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.