Bebe Rexha sprovon veten edhe si DJ në një ndejë private në Los Angeles

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka treguar një anë të re të talentit të saj artistik, duke u sprovuar për herë të parë si DJ. Artistja e njohur ka ndarë disa fotografi në Instagram, ku shihet duke miksuar muzikë dhe duke lëshuar këngë në një ndejë të organizuar në shtëpinë e saj në […]

Mars 22, 2025 - 17:00
 0  6
Bebe Rexha sprovon veten edhe si DJ në një ndejë private në Los Angeles

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka treguar një anë të re të talentit të saj artistik, duke u sprovuar për herë të parë si DJ.

Artistja e njohur ka ndarë disa fotografi në Instagram, ku shihet duke miksuar muzikë dhe duke lëshuar këngë në një ndejë të organizuar në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Në imazhet e publikuara, Bebe duket e përqendruar teksa eksperimenton me pajisjet e DJ-it, duke krijuar atmosferë energjike për të pranishmit.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Hobi i ri,” ka shkruar Rexha në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke lënë të kuptohet se kjo përvojë e re muzikore e ka entuziazmuar.

Përveç aventurës së saj të re në botën e miksimit të muzikës, Bebe Rexha është duke punuar intensivisht në studio, me qëllim që së shpejti të publikojë albumin e saj të katërt.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo ka premtuar surpriza të mëdha për fansat e saj, të cilët mezi presin projektin e saj të radhës.

Mbetet për t’u parë nëse ky “hobi i ri” do të shndërrohet në një pjesë të rëndësishme të karrierës së saj apo thjesht një pasion i momentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)