Bedri Hamza nga Kuvendi: Shteti s’është Albin Kurti, shteti është kushtetuta
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është deklaruar në Kuvendin e Kosovës lidhur me konstituimin e Kuvendit. Hamza ka thënë se sot do të duhej të ishte seanca plenare për konstituimin e Kuvendit dhe se, shteti nuk ...


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është deklaruar në Kuvendin e Kosovës lidhur me konstituimin e Kuvendit.
Hamza ka thënë se sot do të duhej të ishte seanca plenare për konstituimin e Kuvendit dhe se, shteti nuk është i Albin Kurtit.
“Kjo seancë sot ka desht me qenë pune. Megjithatë, jemi sot këtu së bashku me deputetët tanë dhe deputetët e Aleancës, sepse Lëvizja Vetëvendosje, z. Kurti, znj. Haxhiu, z. Dehari e kanë kaluar një kufi. Ata qëllimisht e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Përveçqë nuk kemi kuvend, nuk kemi as qeveri me mandat të ri. Pra, institucionet po funksionojnë me një terren të pasigurt. Me shkelje kushtetuese, të rregullores së Kuvendit, ndërkaq përgjegjësia politike po shtyhet nga një ditë në tjetrën.
Shteti nuk është Albin Kurti, shteti është Kushtetuta. Janë ligjet, janë institucionet dhe kufinjtë që askush s’ka të drejtë t’i kalojë.
Avni Dehari e ka përgjegjësinë për ta drejtuar seancën konstituive, por s’ka mandat ta interpretojë kushtetutën sipas interesit të partisë së tij“, ka deklaruar ndër të tjera Hamza.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.