Bedri Hamza njofton se përveç Kurtit i ka takuar edhe Abdixhikun e Gjinin pas verdiktit të Speciales

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se sot ka takuar ndaras me tre liderët e partive parlamentare, Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin. Kjo pas verdiktitt ë Gjyaktës Speciale për ish-krerët e ...

shtator 17, 2026 - 23:00
Bedri Hamza njofton se përveç Kurtit i ka takuar edhe Abdixhikun e Gjinin pas verdiktit të Speciales

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se sot ka takuar ndaras me tre liderët e partive parlamentare, Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin.

Kjo pas verdiktitt ë Gjyaktës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Hamza tha se me ta ka biseduar për seriozitetin e situatës së krijuar.

“Sot, me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini. I falënderoj të tre për takimet. Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë”, ka shkruar ai në Facebook.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.