Bekim Fazliu: Urime Bërvenicë, bashkimi kombëtar mbi interesat partiake!
Përfaqësuesi i lartë i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, ka uruar shqiptarët e Bërvenicës për fitoren e koalicionit AKI, duke vlerësuar bashkimin e strukturave politike shqiptare dhe kontributin e mërgatës. Fazliu ka përgëzuar strukturat loka...
Përfaqësuesi i lartë i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, ka uruar shqiptarët e Bërvenicës për fitoren e koalicionit AKI, duke vlerësuar bashkimin e strukturave politike shqiptare dhe kontributin e mërgatës.
Fazliu ka përgëzuar strukturat lokale të partive shqiptare dhe aktivistët që, sipas tij, ditën të lënë mënjanë dallimet partiake dhe të vendosin interesin e përbashkët mbi gjithçka tjetër.
Ai ka shprehur respekt dhe mirënjohje edhe për mërgatën shqiptare, duke theksuar se ajo mbetet gjithmonë në anën e bashkimit kombëtar.
“Ky është shembull i mirë se çfarë mund të arrihet kur bashkimi dhe përgjegjësia dalin mbi çdo interes partiak apo individual”, ka shkruar Fazliu, duke uruar suksese në punët që i presin strukturat e reja.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.