Bekim Sali në takim me Albin Kurtin në Nju Jork: RMV dhe Kosova janë fqinjë me lidhje të afërta

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, mori pjesë në një takim bilateral me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork. “Maqedonia e Veriut dhe Kosov...

shtator 23, 2026 - 21:00
Bekim Sali në takim me Albin Kurtin në Nju Jork: RMV dhe Kosova janë fqinjë me lidhje të afërta

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, mori pjesë në një takim bilateral me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork.

“Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë fqinjë me lidhje të afërta mes qytetarëve tanë. Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt mes institucioneve tona kanë rëndësi për zhvillimin e të dy vendeve dhe për stabilitetin e rajonit”, tha Sali.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sali theksoi se do të vazhdojnë përpjekjet për të forcuar fqinjësinë e mirë dhe për të krijuar më shumë mundësi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.