Bekim Sali nga Nju Jorku: Dialogu dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë më të rëndësishëm se kurrë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Sali, së bashku me kryeministr...

shtator 22, 2026 - 22:30
Bekim Sali nga Nju Jorku: Dialogu dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë më të rëndësishëm se kurrë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sali, së bashku me kryeministrin dhe delegacionin qeveritar, ishte pjesë e këtij aktiviteti, duke theksuar rëndësinë e dialogut, bashkëpunimit dhe partneritetit ndërkombëtar në përballjen me sfidat e përbashkëta.

“Prania jonë në këtë forum botëror është mundësi për të afirmuar prioritetet e Maqedonisë së Veriut, për të forcuar partneritetet dhe për të përcjellë angazhimin tonë për zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet dhe një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja”, shkroi Sali.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.