Berat Reçani akuzon Bekim Qokun për mobing, presione dhe ndërprerje të padrejtë të marrëdhënies së punës

Nga Berat Reçani “Deputet Bekim Qoku, u kandidove në Njësinë Zgjedhore numër 6 dhe mandatin e fitove me votat e Komunës së Gostivarit. Deputet Bekim Qoku, origjinën e ka nga Komuna e Ohrit dhe vendbanimin në Komunën e Strugës. Depu...

tetor 29, 2026 - 14:00
Berat Reçani akuzon Bekim Qokun për mobing, presione dhe ndërprerje të padrejtë të marrëdhënies së punës

Nga Berat Reçani

“Deputet Bekim Qoku, u kandidove në Njësinë Zgjedhore numër 6 dhe mandatin e fitove me votat e Komunës së Gostivarit.

Deputet Bekim Qoku, origjinën e ka nga Komuna e Ohrit dhe vendbanimin në Komunën e Strugës.

Deputet Bekim Qoku, ky diktator dhe hipokrit që më ka ushtruar mobing, bullizëm, trysni, presione dhe kërcënime.

Deputet Bekim Qoku, të gjitha këto veprime çnjerëzore i ndërmori me qëllim që unë të jepja dorëheqje nga marrëdhënia e punës.

Deputet Bekim Qoku, kur e konstatoi që unë u përballova me të gjitha këto veprime çnjerëzore dhe nuk e dorëzova dorëheqjen time nga marrëdhënia e punës, deputeti Bekim Qoku, duke shpifur, manipuluar, spekuluar dhe me akuza të fabrikuara, me qëllim për të më denigruar, diskredituar personalitetin tim dhe për të dëmtuar reputacionin personal dhe profesional, si dhe duke u servilosur te shefat e tij, në epokën e demokracisë, miratoi vendim administrativ për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së një magjistri të shkencave juridike me notë mesatare 9.6 dhe më diferencoi nga marrëdhënia e punës me format që i përkasin sistemit komunist.

Deputet Bekim Qoku, nuk do të jesh gjithmonë në funksion dhe nuk do t’i kesh gjithmonë privilegjet për t’i mbrojtur të afërmit dhe familjarët tuaj për interesa personale, klanore dhe konjukturale.

Deputet Bekim Qoku, sakrificat, kontributet dhe arritjet e mia akademike dhe profesionale nuk mund t’i zhbësh. Jo me 2 vendime, por edhe me 2.000 vendime administrative që të miratoni për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së një magjistri të shkencave juridike me notë mesatare 9.6.”

The post Berat Reçani akuzon Bekim Qokun për mobing, presione dhe ndërprerje të padrejtë të marrëdhënies së punës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.