Berisha në Selanik kërkon votën e shqiptarëve: Më 11 maj përmbysni narkoshtetin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Selanik aty ku po takon shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek. Në këtë takim, Berisha u kërkoi shqiptarëve në Greqi që më 11 maj të japin kontributin e tyre për shpëtimin e Shqipërisë, duke përmbysur kështu sipas tij narkoshtetin. “Jeni bërë sot një faktor i […]

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Selanik aty ku po takon shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek.
Në këtë takim, Berisha u kërkoi shqiptarëve në Greqi që më 11 maj të japin kontributin e tyre për shpëtimin e Shqipërisë, duke përmbysur kështu sipas tij narkoshtetin.
“Jeni bërë sot një faktor i rëndësishëm i jetës së këtij vendi, keni emër të mirë anë e kënd të Greqisë dhe shkëlqeni në çdo fushë. Dhe më shumë do të shkëlqeni në kohërat që vijnë.
Akti më i shëmtuar, akti i Ramës ndaj Belerit, përdori truket e vjetra të sigurimit të shtetit për t’i rrëmbyer mandatin që i dhanë qytetarët e Himarës Fredi Belerit, dhe kjo vetëm se Beleri nuk pranoi të shitej dhe të kandidonte për Ramën.
Prapa qëndrimit antikushtetues, shkelmimit të kartës europiane të drejtave të njeriut, nuk e lejoi as të bënte betim dhe mori çdo masë kundër tij, sepse e dinte se nga toka që po grabit në manastirin e Skutarasë dhe kanionet e Gjipesë, e dinte se Beleri nuk do i jepte asnjë metër dhe do mbronte pronat.
U ndala këtu për të treguar se për çfarë është e aftë mafia që për interesa të vetat të dëmtojë statusin e gjysmë milion shqiptarëve dhe marrëdhëniet me fqinjët. Në 11 maj jepni kontributin për shpëtimin e Shqipërisë, përmbysni narkoshtetin”, tha Berisha.