Bërvenica mbylli votimin, kush do ta marrë drejtimin e komunës?

  Vendvotimet në Komunën e Bërvenicës janë mbyllur, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te numërimi i votave dhe publikimi i rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme lokale. Qytetarët votuan sot për të zgjedhur kryetarin e ri t...

Nëntor 1, 2026 - 23:00
Bërvenica mbylli votimin, kush do ta marrë drejtimin e komunës?

 

Vendvotimet në Komunën e Bërvenicës janë mbyllur, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te numërimi i votave dhe publikimi i rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Qytetarët votuan sot për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës, pas vdekjes së kryetarit të deriatëhershëm, Jovica Ilievski, i cili ndërroi jetë në qershor, në moshën 58-vjeçare.

Gjatë muajve të fundit, komunën e ka drejtuar ushtruesi i detyrës së kryetarit, Robert Millosheski.

Tashmë priten informacionet e para nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) për rezultatin e votimit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.