Bërvenica shkon në balotazh: Radiçevski dhe Jahiji përballen në raundin vendimtar!

Gara për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të vendoset në raundin e dytë, pas dy javësh, pasi asnjëri nga gjashtë kandidatët nuk arriti të sigurojë mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme lokale. Sipas rezultateve të raportua...

tetor 19, 2026 - 11:01
Bërvenica shkon në balotazh: Radiçevski dhe Jahiji përballen në raundin vendimtar!

Gara për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të vendoset në raundin e dytë, pas dy javësh, pasi asnjëri nga gjashtë kandidatët nuk arriti të sigurojë mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme lokale.

Sipas rezultateve të raportuara, Stojançe Radiçevski, kandidat i koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, doli i pari me 38,9% të votave.

Në vendin e dytë u rendit Arkin Jahiji, kandidat i koalicionit të udhëhequr nga BDI-ja, me 28,4%.

Kështu, në balotazh do të përballen kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe ai i BDI-së, në një garë që do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të kësaj komune shumetnike.

Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë u organizuan pas vdekjes së kryetarit të deritanishëm, Jovica Ilievski.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.