Besar Durmishi: Nuk do të ketë masa të reja, çmimet e ushqimeve janë më të ulta tashmë për dy muaj radhazi

Ministria e Ekonomisë dhe Punës vlerëson se aktualisht nuk ka nevojë për vendosjen e masave të reja për kufizimin e çmimeve të ushqimeve, pasi Enti Shtetëror i Statistikës publikoi se inflacioni vjetor në korrik ishte 2,3 për qind, ndërsa n...

gusht 9, 2026 - 16:00
Besar Durmishi: Nuk do të ketë masa të reja, çmimet e ushqimeve janë më të ulta tashmë për dy muaj radhazi

Ministria e Ekonomisë dhe Punës vlerëson se aktualisht nuk ka nevojë për vendosjen e masave të reja për kufizimin e çmimeve të ushqimeve, pasi Enti Shtetëror i Statistikës publikoi se inflacioni vjetor në korrik ishte 2,3 për qind, ndërsa në nivel mujor 0,1 për qind.

Nga Ministria theksojnë se treguesit zyrtarë dëshmojnë për lëvizje stabile të çmimeve, ndërsa te ushqimet, për të dytin muaj radhazi, është regjistruar ulje e çmimeve.

“Për momentin, treguesit zyrtarë nuk sinjalizojnë nevojën për vendosjen e masave të reja intervenuese, pasi lëvizjet e çmimeve janë stabile, ndërsa në kategorinë më të rëndësishme – ushqimet – tashmë për të dytin muaj radhazi shënohet ulje e çmimeve”, njoftuan nga Ministria e Ekonomisë.

Sipas këtij dikasteri, rritja e kostos së jetesës gjatë korrikut kryesisht është rezultat i faktorëve sezonalë, para së gjithash në transport, ku është regjistruar rritje prej 4,4 për qind, si dhe në kategorinë e rekreacionit, sportit dhe kulturës.

Nga Ministria shtojnë se situata po ndiqet me kujdes dhe se, nëse paraqiten goditje të pajustifikuara të çmimeve ose çrregullime në treg, do të ndërmerren masat përkatëse.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, vlerësoi se vazhdimi i trendit të uljes së inflacionit është një sinjal inkurajues për ekonominë, duke theksuar se rritje po shënojnë gjithashtu eksportet, prodhimi industrial, punësimi dhe të ardhurat tatimore në Buxhet. Gazeta Flaka

The post Besar Durmishi: Nuk do të ketë masa të reja, çmimet e ushqimeve janë më të ulta tashmë për dy muaj radhazi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.