“Besimi në gjyqësor në nivelin më të ulët”! Kostadinovski: Duhen hapa radikalë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, tha se besimi në gjyqësor dhe në të gjithë sistemin shtetëror është në nivelin më të ulët historik dhe se nevojiten hapa radikalë. Sipas tij, përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe n...

shtator 16, 2026 - 18:00
“Besimi në gjyqësor në nivelin më të ulët”! Kostadinovski: Duhen hapa radikalë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, tha se besimi në gjyqësor dhe në të gjithë sistemin shtetëror është në nivelin më të ulët historik dhe se nevojiten hapa radikalë.
Sipas tij, përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe nuk mund të krijohet një imazh i përgjithshëm për të gjithë gjyqësorin për shkak të rasteve të veçanta.
Kostadinovski theksoi se një gjyqtar i korruptuar nuk mund të përdoret si argument se të gjithë gjyqtarët janë të tillë.
Ai tha se një nga hapat për rikthimin e besimit është hapja e Gjykatës Kushtetuese, duke u mundësuar qytetarëve të ndjekin drejtpërdrejt seancat dhe argumentet juridike mbi të cilat bazohen vendimet.
Këto komente u bënë në një konferencë ndërkombëtare për besimin në gjykatat kushtetuese, që u mbajt në Ohër.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.