Besnik Tahiri: Qasja e Vetëvendosjes është alarmante, po e çon Kosovën në humnerë
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë transparence dhe mënyrën e qasjes ndaj zhvillimeve politike në vend. “Siç jeni në dijeni, Partia Demokratike e ka thirrur këtë sean...


Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë transparence dhe mënyrën e qasjes ndaj zhvillimeve politike në vend.
“Siç jeni në dijeni, Partia Demokratike e ka thirrur këtë seancë dhe Aleanca do të jetë gjithmonë kur ka një aktivitet nga partitë opozitare. Mungesa e transparencës dhe qasja që sot e kemi nga Lëvizja Vetëvendosje është alarmante dhe është duke e çuar shtetin e Kosovës në humnerë”, tha Tahiri.
Deklarata e tij vjen në kuadër të qëndrimit të AAK-së për të marrë pjesë në aktivitetet e thirrura nga partitë opozitare./Gazeta10
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
