Bie edhe pak nafta në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për ditën e sotme. Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.74 euro për li...

gusht 28, 2026 - 10:30
Bie edhe pak nafta në Kosovë
cmimet-globale-te-naftes-bien-serish-nen-100-dollare-pas-rritjes-se-madhe

cmimet-globale-te-naftes-bien-serish-nen-100-dollare-pas-rritjes-se-madhe

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.74 euro për litër, dy centë më lirë e dje, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.53 euro.

MINTI po ashtu ka kufizuar edhe çmimet e gazit për 0.63 euro për litër.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

MINTI ka njoftuar se ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.