Bie Real Madridi i Jose Mourinhos, vjen humbja e parë e sezonit në një ndeshje që solli gjithçka

Real Madrid ka pësuar humbjen e parë të sezonit në La Liga, duke u mposhtur 1-0 nga Real Betis në një ndeshje tejet të tensionuar, ku drama kulmoi në minutat e fundit. Ndeshja e xhiros së katërt nisi me raste nga të dyja skuadrat. Real Madr...

shtator 5, 2026 - 01:30
Bie Real Madridi i Jose Mourinhos, vjen humbja e parë e sezonit në një ndeshje që solli gjithçka

Real Madrid ka pësuar humbjen e parë të sezonit në La Liga, duke u mposhtur 1-0 nga Real Betis në një ndeshje tejet të tensionuar, ku drama kulmoi në minutat e fundit.

Ndeshja e xhiros së katërt nisi me raste nga të dyja skuadrat. Real Madridi iu afrua golit me Vinicius Junior, i cili në minutën e 15-të goditi shtyllën, ndërsa Dean Huijsen dhe Jude Bellingham rrezikuan gjithashtu portën e Alvaro Valles.

Betis u përgjigj me Cucho Hernandez dhe Antony, por Thibaut Courtois ishte në vendin e duhur për të ndalur tentativat e vendasve.

Në pjesën e dytë, Reali shtoi presionin, me Kylian Mbappen që në minutën e 68-të humbi një mundësi të artë për të shënuar.

Ndërkohë, trajneri Jose Mourinho bëri disa ndryshime, duke aktivizuar Trent Alexander-Arnold, Bernardo Silva dhe Yan Diomande.

Betis arriti të kalojë në epërsi në minutën e 81-të. Troy Parrott përfitoi nga një top i kthyer në zonë dhe realizoi për 1-0.

Real Madridi reagoi menjëherë dhe në minutën e 87-të Carlos Espi realizoi një gol spektakolar me goditje gërshërësh. Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua për pozicion jashtë loje në aksionin paraprak.

Drama nuk përfundoi aty. Në minutën e 93-të, Real Madridi fitoi penallti pas një ndërhyrjeje të Natan ndaj kundërshtarit. Përgjegjësinë e mori Mbappe, por francezi dështoi ta mposhtë Valles, i cili bëri një pritje të jashtëzakonshme.

Në fund, Betis ruajti avantazhin dhe siguroi një fitore të madhe 1-0.

Kjo ishte humbja e parë e Real Madridit në këtë sezon të La Ligës, pas tre ndeshjeve të para. Madrilenët mbeten në kuotën e 9 pikëve pas katër xhirove, ndërsa Betis merr një triumf të rëndësishëm në një ndeshje të karakterizuar nga tensioni dhe drama deri në sekondat e fundit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.