Bien ndjeshëm çmimet e karburanteve në Maqedoni

Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut ulen ndjeshëm. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi se çmimi i benzinës ulet për 4 denarë, ndërsa dizeli bëhet më i lirë për 8 denarë. Në përputhje me metodologjinë që përdor KRRE...

gusht 10, 2026 - 16:00
Bien ndjeshëm çmimet e karburanteve në Maqedoni

Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut ulen ndjeshëm. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi se çmimi i benzinës ulet për 4 denarë, ndërsa dizeli bëhet më i lirë për 8 denarë.

Në përputhje me metodologjinë që përdor KRRE-ja për përcaktimin e çmimeve të karburanteve, nga mesnata e sonte çmimet me pakicë ulen mesatarisht me 5,81%.

Çmimet e EUROSUPER-95 dhe EUROSUPER-98 ulen për nga 4 denarë. Një litër benzinë 95-oktanëshe do të kushtojë 87 denarë, ndërsa një litër benzinë 98-oktanëshe do të kushtojë 89 denarë.

Ndërkohë, çmimi i EURODIESEL-it ulet ndjeshëm për 8 denarë, duke bërë që një litër naftë të kushtojë 91,50 denarë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sonte në mesnatë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.