BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë imami nga Suhareka, Shaban Shehu. “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” Njoftojmë miqtë, kolegët dhe dashamirët, se më 6 prill 2026, në moshën 58 vjeçare ndërroi jetë imami i xhamisë së fshatit Vraniq të Suharekës, Shaban ef. Shehu. Varrimi i […]

Prill 7, 2026 - 15:30
BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë imami nga Suhareka, Shaban Shehu.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë miqtë, kolegët dhe dashamirët, se më 6 prill 2026, në moshën 58 vjeçare ndërroi jetë imami i xhamisë së fshatit Vraniq të Suharekës, Shaban ef. Shehu.

Varrimi i rahmetliut do të bëhet sot, më 7 prill 2026, në varrezat e fshatit Vraniq, në orën 15:00.

Lusim Zotin e Madhëruar që ta ketë marrë rahmetliun me mëshirë dhe ta gradojë me Xhenetin Firdevs!