Bilalli-Zendeli: Ligji i VLEN-it për përfaqësim legjitimon konkurset 50 maqedonas, 2 shqiptarë
Zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli në emisionin “N’Dritë” në Alsat theksoi që BDI-ja nuk do ta mbështetë propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Sipas saj, më mirë është të mos ketë fare ligj se një ligj të këtillë. “Ky...
Zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli në emisionin “N’Dritë” në Alsat theksoi që BDI-ja nuk do ta mbështetë propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Sipas saj, më mirë është të mos ketë fare ligj se një ligj të këtillë.
“Ky ligj vetëm do ta legjitimon dhe legalizon, modelin e konkurseve 50 me 2, 35 me 0, 27 me 1 dhe kur janë ato konkurse të atilla mund edhe të kritikohen, mund edhe të kërkohet rishqyrim i të njëjtave.
Por kur do të jenë të bazuara dhe kur do ta kenë mbështetjen në kornizën ligjore të sistemit juridik, atëherë ato do të jenë pjesë e përditshmërisë tonë”, tha Bilalli Zendeli.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.