Bilanci i protestave në Tiranë, 320 të lënduar në 9 ditë, 192 janë efektivë policie, 92 protestues dhe 36 kalimtarë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë bilancin e të lënduarve gjatë protestave të zhvilluara në periudhën 13–21 tetor 2026. Sipas të dhënave zyrtare, në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, mes tyre 192 efektivë të...


Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë bilancin e të lënduarve gjatë protestave të zhvilluara në periudhën 13–21 tetor 2026.
Sipas të dhënave zyrtare, në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, mes tyre 192 efektivë të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë, përfshirë 6 përfaqësues të medias.
Vetëm gjatë protestës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës dhe QSUT janë paraqitur 8 persona, ndërsa disa prej të lënduarve vijojnë të jenë të shtruar për trajtim të mëtejshëm.
Njoftimi i plotë:
Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 13 – 21 tetor 2026 (ora 11:00)
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së djeshme në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim 8 persona:
Në SUT janë paraqitur 6 persona:
-1 efektiv policie
-1 protestues
-4 kalimtarë, tre prej të cilëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm në spital. Një prej të lënduarve i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses dhe gjendja e pacientit është e mirë.
Aktualisht në SUT janë 9 persona të shtruar, të lënduar gjatë protestës:
-4 protestues
-1 efektiv policie
-1 përfaqësuese e medias
-3 kalimtar
Në QSUT janë paraqitur 2 persona:
-1 efektiv policie
-1 protestues
Të dy të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe janë larguar që dje nga spitali.
Përmbledhje: Në datat 13 – 21 tetor 2026 në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore:
-Spitali universitar i Traumës
-QSUT
-Spitali Rajonal Durrës
-Spitali Rajonal Vlorë
-Spitali Rajonal Lezhë
Sipas kategorive të raportuara, personat e dëmtuar ndahen si më poshtë:
192 efektivë të Policisë së Shtetit;
92 protestues;
36 kalimtarë; (Mes tyre: 6 përfaqësues të medias, 1 prej tyre i huaj).
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.