Blero dhe Eronita nisin pushimet me djalin, bashkë me ta edhe Tara
Blero dhe partnerja e tij, Eronita, kanë nisur pushimet e tyre familjare së bashku me djalin e tyre të vogël, Areej Darrian. Siç shihet nga postimet e tyre, familja ka zgjedhur të pushojë në bregdetin e Turqisë. Në imazhet e ndara me ndjekë...


Blero dhe partnerja e tij, Eronita, kanë nisur pushimet e tyre familjare së bashku me djalin e tyre të vogël, Areej Darrian.
Siç shihet nga postimet e tyre, familja ka zgjedhur të pushojë në bregdetin e Turqisë.
Në imazhet e ndara me ndjekësit, Eronita ka publikuar disa nga çastet e këtij udhëtimi.
Në një prej fotove ajo shihet duke mbajtur vogëlushin në krahë gjatë udhëtimit, ndërsa në një tjetër ka kapur një moment në plazh ku Areej shihet i shtrirë mbi peshqir pranë karrocës së tij, imazhin e të cilës ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin “dashuri”.
Këto pushime duket se janë të plota për familjen, pasi atyre u është bashkuar edhe vajza e madhe e këngëtarit, Tara.
Blero ka publikuar një pamje nga pamja e resortit dhe ka etiketuar vajzën e tij nga martesa me aktoren Teuta Krasniqi, duke lënë të kuptohet se po shijojnë të gjithë së bashku këtë udhëtim bregdetar.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.