Blerta Deliu dorëzon kallëzim në Prokurorinë Speciale për profilin “Lule Gjeli”
Blerta Deliu nga PDK ka njoftuar se sot është paraqitur në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ku ka dorëzuar kallëzim lidhur me profilin në rrjetet sociale të identifikuar me emrin “Lule Gjeli”, shkruan Reporteri.net. Ajo thotë ...
Blerta Deliu nga PDK ka njoftuar se sot është paraqitur në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ku ka dorëzuar kallëzim lidhur me profilin në rrjetet sociale të identifikuar me emrin “Lule Gjeli”, shkruan Reporteri.net.
Ajo thotë se përmes këtij kallëzimi ka kërkuar që të hetohet identiteti i personit apo personave që qëndrojnë prapa këtij profili, mënyra e funksionimit të tij, si dhe çdo veprim i mundshëm i kundërligjshëm që lidhet me publikimet dhe pretendimet e bëra përmes tij.
Postimi i Deliut:
Sot jam paraqitur në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ku kam dorëzuar kallëzim lidhur me profilin në rrjetet sociale të identifikuar me emrin “Lule Gjeli”.
Përmbajtjet e publikuara dhe veprimtaria e këtij profili duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe profesionalizëm nga organet kompetente të drejtësisë.
Përmes këtij kallëzimi kam kërkuar që të hetohet identiteti i personit apo personave që qëndrojnë prapa këtij profili, mënyra e funksionimit të tij, si dhe çdo veprim i mundshëm i kundërligjshëm që lidhet me publikimet dhe pretendimet e bëra përmes tij.
Askush nuk duhet të fshihet prapa profileve anonime apo të rreme për të shpifur, kërcënuar, shantazhuar, cenuar reputacionin e individëve apo për të manipuluar opinionin publik. Liria e shprehjes është e drejtë themelore, por ajo nuk mund të përdoret si mburojë për veprime të kundërligjshme dhe sulme të organizuara.
Tashmë u takon institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë këtë rast dhe të zbardhin të gjitha rrethanat. Kam besim se Prokuroria do të veprojë në përputhje me ligjin dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.