“Blindohet” Kumanova me kamera: “Safe City” zgjerohet në lokacione të reja
Kumanova së shpejti do të ketë më shumë kamera të sistemit “Safe City”, të cilat do të evidentojnë shkeljet në komunikacion. Komandanti i Stacionit Policor të Kumanovës, Tomislav Dodevski, tha se kamerat aktuale nuk janë të mjaftueshme dhe ...
Kumanova së shpejti do të ketë më shumë kamera të sistemit “Safe City”, të cilat do të evidentojnë shkeljet në komunikacion.
Komandanti i Stacionit Policor të Kumanovës, Tomislav Dodevski, tha se kamerat aktuale nuk janë të mjaftueshme dhe se zgjerimi i sistemit bëhet edhe pas kërkesave të qytetarëve.
Sipas tij, përveç bulevardit “Revolucioni i Tetorit” dhe lokalitetit “Tabakana”, pritet që kamera të reja të vendosen edhe në disa lokacione të tjera në qytet.
Në Kumanovë, shqiptimi i gjobave përmes kamerave të sistemit “Safe City” ka nisur në shkurt të këtij viti. Kamera aktualisht ka edhe në hyrje-daljet e qytetit dhe në pjesë të rrugëve rajonale.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.