Bllaca prej vitesh pa transport publik, nxënësit detyrohen të ecin

Banorët e fshatit Bllacë të Shkupit vazhdojnë të përballen me mungesën e transportit publik. Problemi, sipas tyre, zgjat prej vitesh dhe veçanërisht i rëndon nxënësit. Fëmijët detyrohen të ecin në këmbë për të shkuar në shkollë, ndërsa bano...

tetor 4, 2026 - 20:30
Bllaca prej vitesh pa transport publik, nxënësit detyrohen të ecin

Banorët e fshatit Bllacë të Shkupit vazhdojnë të përballen me mungesën e transportit publik. Problemi, sipas tyre, zgjat prej vitesh dhe veçanërisht i rëndon nxënësit.

Fëmijët detyrohen të ecin në këmbë për të shkuar në shkollë, ndërsa banorët kërkojnë nga institucionet që të zgjidhin problemin e transportit.

Mungesa e transportit vështirëson edhe lëvizjen e banorëve të tjerë, të cilët për të kryer nevojat e përditshme duhet të sigurojnë transport me mjete private./Alsat.mk


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.