Bllokimi i daljeve të aeroportit të Prishtinës, eskorta e Ursula von Der Leyen detyrohet të kalojë nëpër rrugë alternative

Sipas informacioneve nga terreni, autokolona e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është detyruar të kalojë nëpër ara dhe rrugë të pashtruara në Harilaq, pasi daljet rrugore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Ade...

tetor 1, 2026 - 14:00
Bllokimi i daljeve të aeroportit të Prishtinës, eskorta e Ursula von Der Leyen detyrohet të kalojë nëpër rrugë alternative

Sipas informacioneve nga terreni, autokolona e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është detyruar të kalojë nëpër ara dhe rrugë të pashtruara në Harilaq, pasi daljet rrugore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” janë bllokuar nga protestuesit.

Qytetarët e mbledhur në disa pika pranë aeroportit po kundërshtojnë aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas të njëjtave informacione, bllokimet kanë pamundësuar daljen e autokolonës nëpër rrugët e zakonshme, duke e detyruar të ndjekë një itinerar alternativ përmes Harilaqit.

Vizita e von der Leyen vjen në ditën kur në Prishtinë është paralajmëruar protesta madhështore “Jo në emrin tim”, e cila mbahet sot, nga ora 16:00, në sheshin “Skënderbeu”, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.