Bllokohen edhe 104 faqe të lojërave të fatit online, numri arrin në 462
Ministria e Transformimit Digjital ka ndërmarrë një tjetër hap në drejtim të kufizimit të platformave ilegale të lojërave të fatit në internet, duke kërkuar bllokimin e 104 faqeve të reja që operojnë pa autorizim. Urdhri i ri i është dor...
Ministria e Transformimit Digjital ka ndërmarrë një tjetër hap në drejtim të kufizimit të platformave ilegale të lojërave të fatit në internet, duke kërkuar bllokimin e 104 faqeve të reja që operojnë pa autorizim.
Urdhri i ri i është dorëzuar Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), ndërsa me përfshirjen e këtyre platformave, numri i përgjithshëm i faqeve të internetit që janë përfshirë në procesin e bllokimit arrin në 462.
Sipas Ministrisë, ndërhyrja synon të parandalojë keqpërdorimin e të dhënave personale dhe financiare të qytetarëve, si dhe të mbrojë të miturit nga ekspozimi ndaj lojërave të fatit në internet.
AKE-ja ka pesë ditë afat që urdhrin t’ua përcjellë operatorëve të telekomunikacionit, të cilët më pas duhet të kufizojnë qasjen në faqet e listuara.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë përdorimit të platformave online dhe të mos ndajnë të dhënat personale apo financiare në faqe të paverifikuara.
Me këtë urdhër, lista e platformave që synohet të bllokohen zgjerohet në 462, ndërsa mbetet të shihet se sa efektiv do të jetë ky mekanizëm në parandalimin e qasjes në tregun ilegal të lojërave të fatit online. Gazeta Flaka
The post Bllokohen edhe 104 faqe të lojërave të fatit online, numri arrin në 462 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.